“Mishi kokërr”, Luizi paralajmëron një bashkëpunim me Elgit Dodën?

by admin
Spread the love

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli ka nisur të punojë për projekte të reja muzikore. Ai publikoi një duet në bashkëpunim me ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram. Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjellë bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limani, Elvana Gjata apo Noizy…

You may also like