Miq të ngushtë te Interi

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani dhe Davide Fratezi kanë krijuar një miqësi të ngushtë mes tyre jashtë fushës së lojës.

Dy mesfushorët e Interit shihen shpesh bashkë dhe postojnë.

Sigurisht nuk mungojnë as thumbimet dhe talljet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Fratezi ka shfrytëzuar rastin në një video të publikuar nga Seria A pas mbërritjes së zikaltërve në Arabinë Saudite për të luajtur Superkupën e Italisë.

Futbollistë u pyetën me radhë se kush ishte ai që kishte fjetur më shumë në avion gjatë këtij udhëtimi të gjatë nga Milano. Dhe nëse pjesa më e madhe përmendën Turam, Fratezi thumboi Asllanin.

“Asllani! Fle edhe kur është i zgjuar”, tha duke qeshur mesfushori italian para kamerës.

You may also like