Ministrja britanike për Evropë dhe Amerikë, Uendi Morton për vizitë dyditore në Shkup

by admin
Spread the love

Ministrja për Evropë dhe Amerikë e Mbretërisë së Bashkuar, Uendi Morton, sot do të arrijë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit në kuadër të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim (MPTB) në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që do t’i përforcojë lidhjet tregtare mes dy vendeve.

Siç kumtuan nga Ambasada britanike, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut e nënshkruan Marrëveshjen për partneritet, tregti dhe bashkëpunim në dhjetor të vitit të kaluar me qëllim që ta përforcojnë mundësinë për bashkëpunim tregtar pasi që Mbretëria e Bashkuar e braktisi BE-në.

Kam kënaqësinë që jam këtu në Maqedoni të Veriut në takimin e parë të Këshillit në kuadër të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje paraqet kornizë për dialog më të afërt politik dhe partneritet të përforcuar tregtar. Gjithashtu, e mbështetë avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor, arsimit. Të drejtave të njeriut dhe paraqet mundësi për përforcim të lidhjeve tona të sigurisë dhe kulturës”, qëndron në deklaratën e ministres Morton në prag të vizitës në Shkup.

Në kuadër të vizitës ministrja britanike do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. Ministrin e Mjedisit Jetësor, Naser Nurediuni. Ajo do ta vizitojë edhe projektin e Këshillit britanik “Shkolla për shekullin 21” dhe do të takohet me organizata qytetare të cilat punojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, përfshirjen e personave me pengesa dhe organizatave mediatike.

Temë e bisedës në takimet e saja do të jenë edhe ndryshimet klimatike në prag të Konferencës për ndryshimet klimatike (COP26) që do të mbahet në Gllazgou dhe proceset kyçe reformuese me theks në sundimin e së drejtës, sundimin e mirë, të drejtat e njeriut, mediumet, arsimin,l barazinë gjinore dhe përfshirjen e personave me pengesa.

Kjo është vizita e dytë në Shkup e ministres britanike për Evropë dhe Amerikë në Maqedoni të Veriut, pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit në vitin 2020.

You may also like