Ministrja britanike bën gjestin e pakëndshëm para turmës, Jenkyns zbulon arsyen (Pamjet)

by admin
Spread the love

Ministrja e re e Arsimit e Mbretërisë së Bashkuar, Andrea Jenkyns bëri një gjest të pakëndshëm duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit në Downing Street të Londrës.

Jenkyns u emërua ministre pak para se Boris Johnson të njoftonte se do të largohej nga drejtimi i qeverisë britanike.

Jenkyns tha se bëri gjestin e pakëndshëm pasi  një “turmë e madhe” jashtë po ofendonte deputetët gjatë hyrjes.

Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo shkroi në Twitter se si kishte vuajtur “sasi të mëdha abuzimi nga disa prej njerëzve që ishin atje gjatë viteve, dhe unë gjithashtu kam pasur shtatë kërcënime me vdekje në katër vitet e fundit”, sipas Sky News.

“Dy prej të cilave kanë qenë në javët e fundit dhe aktualisht janë duke u hetuar nga policia. Unë u përgjigja dhe u ngrita në mbrojtje. Pse duhet të duroj këtë lloj trajtimi. Duhet të kisha treguar më shumë gjakftohtësi, por jam thjesht një njeri”, tha ajo.

Jenkyns është një politikane konservatore që erdhi në zyrën e kryeministrit për ta mbështetur përpara se ai të shpallte dorëheqjen.

Theksojmë se pas disa ngjarjeve, Johnson dha dorëheqjen , ndërsa  do të drejtojë qeverinë britanike deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like