Ministrja Baerbock: Mundësitë e Gjermanisë si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme janë të kufizuara

by admin
Spread the love

Me bisedimet në vendet e Lindjes së Mesme, ministrja e Jashtme Baerbock u përpoq të ndërmjetësojë mes aktorëve të ndryshëm dhe për mirëkuptimin reciprok.

Por mundësitë e Gjermanisë për ndërmjetësim janë të kufizuara. Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplomacie intensive krize. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock brenda tre ditësh zhvilloi bisedime në katër vende. Qëllimi ishte: Të pengohet përhapja e konfliktit të Lindjen e Mesme. Një qëllim tjetër ishte që të zbutet sa më shumë të jetë e mundshme kriza humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj në “samitin për paqe” në Kajro Baerbock përshkroi vuajtjet dhe shqetësimet, me të cilat po përballen njerëzit në terren dhe përtej të gjithë kufijve. “Kudo në rajon shohim vuajtje dhe frikë të tmerrshme njerëzore”, tha ministrja e Jashtme.

Ajo njëkohësisht përmendi arsyen se përse u krijua gjithë kjo vuajtje. E kjo e gjitha ka një emër, tha Baerbock: “Ishte Hamasi, që më 7 tetor solli terrorin e tmerrshëm në Izrael dhe ushtroi krime të neveritshme.”Në afat të shkurtër është e rëndësishme, që të zbutet vuajtja, atje ku ajo është më e madhe, tha ministrja e Jashtme, e gjendja është emergjente në Rripin e Gazës. Ndaj Gjermania ka rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në rreth 50 milionë euro. Të enjten (19.10.2023) në Aman ajo bisedoi me drejtorin e organizatës së OKB për Ndihmat për Palestinezët, UNRËA, Philippe Lazzarini. Ky i fundit i shpjegoi asaj “gjendjen ekstremisht të rëndë” në Rripin e Gazës. Ka mbi një milionë rë dëbuar brenda vendit. 3700 vetë kanë vdekur, tha Lazzarini duke iu referuar të dhënave të Autoriteteve të Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. Në këtë rajon nuk ka ujë të pijshëm.

Mundësi të kufizuara për ndërmjetësim

A mund të ndërmjetësojë Gjermania në këto rrethana? Po, por sipas gjendjes, mundësitë janë të kufizuara thotë Peter Lintl, ekspert për Izraelin pranë Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin: Ndërmjetësimi gjerman pranohet sa u përket pengjeve. “Këtu Gjermania mund të veprojë për të ndihmuar.”

Por mbështetje tjetër Gjermania nuk mund të japë për arsye që janë të kuptueshme: “Gjermania nuk flet me Hamasin.”

Sidoqoftë Gjermania mund të ndërmjetësojë në oragnizimin e ndihmave humanitare. “Kjo pranohet edhe nga Izraeli, sepse ndihma kërkohet edhe nga ana e SHBA-së.”

Ndaj kontributi gjerman për zbutjen e krizës mund të konsistojë në këto dy aspekte, thekson Lintl: “Pengjet dhe ndihma humanitare.”

Parimisht një pjesë e vendeve arabe e shohin me rezerva politikën e jashtme të Gjermanisë. Annalena Baerbock e ndjeu këtë vet në Aman: Ku sipas mediave u mor me rezerva deklarata e saj, që Izraeli është viktimë e terrorit të Hamasit dhe ka të drejtë të mbrohet.

Sipas Lintl ka në përgjithësi rezerva – “por njëkohësisht edhe gatishmëri pragmatike për bashkëpunim, atje ku kjo është e mundur.”

Bota arabe solidarizohet me palestinezët

Bisedimet që zhvilloi Baerbock në kryeqytetet e katër vendeve të Lindjes së Mesme u zhvilluan në sfondin e një sërë demonstratash solidariteti me njerëzit në Rripin e Gazës. Në Egjipt (20.10.2023) dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës. Edhe në Aman mijëra vetë shprehën përkrahjen për palestinezët. Demonstratat janë një indikator për distancimin që kanë shtresa të tëra të popullsisë ndaj Izraelit.

Po ashtu në pjesë të madhe të vendeve arabe, njerëzit mendojnë, që shtetet perëndimore përkrahin pa kushte Izraelin. Formula, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, përsëritet pa asnjë kritikë, shkruhet në gazetën palestineze “Al ayyam”. Kjo gazetë i referohej në artikullin e saj edhe Gjermanisë. Njëkohësisht edhe në Jordanin Perëndimor po shpërthen dhuna.

Të tilla ndjesi kanë influencë ndaj vendimeve të qeverive në Kajro, Aman e në vende të tjera arabe. “Në shumë vende politikanët, që bashkëpunojnë ngushtë me vendet perëndimorë ndodhen tani nën presion ekstrem”, thotë në bisedë për DË, Simon Ëolfgang Fuchs, profesor në fushën e studimeve për Islamin dhe Lindjen e Mesme në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

“Izraeli nuk do përpjekje për ndërmjetësim”

Një tjetër arsye e mundësive të kufizuara për ndërmjetësim, sipas Lintl, është edhe, se: “Izraeli vet nuk do asnjë përpjekje për ndërmjetësim. Një ofertë e tillë ndërkohë do të ndalohej.” Qëllimi i Izraelit është t’i japë fund sundimit të Hamasit. “Një ndërmjetësim do të ishte përkundër këtij qëllimi.” Një ndërmjetësim pranohet, nëse është fjala për lirimin e pengjeve. “Përveç kësaj nuk pranohet asnjë lloj tjetër ndërmjetësimi.” /DW


Top Channel

You may also like