Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK të enjten ose të premten nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e pagave

by admin
Spread the love




Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK të enjten ose të premten do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për rritjen e pagave për punonjësit në çerdhe dhe marrëveshjet kolektive për çerdhet. Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov pas takimit që patën sot, deklaruan se tani më kanë përafruar qëndrimet e tyre dhe se së shpejti do të dalin me marrëveshje konkrete.

 “Sot patëm takim konstruktim me përfaqësuesit e SASHK-ut dialogu social vazhdon, jemi afër marrëveshjes përfundimtare. Sot kemi biseduar për propozimet e ofruara si nga ana e ministrisë ashtu edhe nga ana e SASHK-ut dhe kemi ardhur deri tek përafrimet e qëndrimeve, për mosmarrëveshjeve midis SASHK dhe ministrisë së punës dhe politkës socilae. Deri në fund të javës do të nënshkruajmë marrëveshje”, ka deklaruar ministrja Jovanka Trençevska.

 “Me të vërtet në rrugë të drejt po shkojnë. Jemi të bindur se edhe ky problem do të zgjidhet, ashtu siç tha edhe ministrja deri në fund të javës do të kemi marrëveshje. Nga të dyja anët ka vullnet të mirë që të zgjidhjet kjo çështje, edhe bisedimet me MASH janë nga fundi, ajo që do të arrihet me ministrinë e arsimit për rritjen e pagave do të vlej edhe për punonjësit në çerdhe”,tha Jakim Nedellkov. /SHENJA/


You may also like