Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, mori pjesë në forumin
ministerial mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësi dhe
Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca e Sllovene e Këshillit të
BE-së, në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë konferencë u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën e
përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit të
paligjshëm, si dhe terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ministri Sveçlatheksoi se fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është
dhe do të vazhdojë të jetë në luftimin e krimeve të ndryshme si trafikimi i
qenieve njerëzore, narkotikëve, kontrabandimi i migrantëve si dhe trafikimi i
armëve të vogla dhe të lehta.

Ai gjithashtu i paraqiti rezultatet e arritura deri më tani, si dhe nevojën
për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në luftën
kundër krimit të organizuar.

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Sveçla u takua edhe me
Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, znj. Catherine De Bolle.

Në takim me znj. De Bolle, Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e
Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin
e organizuar transnacional, si dhe u dakordua me znj. De Bolle që të operacionalizohen dy marrëveshjet tashmë të nënshkruara me
Europolin dhe të intensifikohen punët për nënshkrimin e marrëveshjes së radhës.

You may also like