Ministri shqiptar “hakmerret” ndaj ish kandidatit për kryetar komune, pas zgjedhjeve e largon nga puna

by admin
Spread the love

Telashet për ish kandidatin e ASH-së, kishin nisur që nga dita kur z. Ziberi shpalli kandidaturën e tij për të parin e Komunës së Zhelinës, kandidaturë kjo që nuk ju kishte pëlqyer jo vetëm strukturave lokale të BDI-së, në Zhelinë, por edhe strukturave më të larta partiake.

BDI si duket, rëndë i ka përjetuar humbjet e veta në këto zgjedhje, jo vetëm në dy komunat me të mëdhaja Tetovë e Gostivar, po edhe humbja në Zhelinë, ku kandidati kësaj partie edhe pse si humbës i para katër vjetëve, humbi sërish edhe në këto zgjedhje me një rezultat të ngushtë. Kjo humbje, me sa duket i është bërë halë në sy, BDI-së, dhe si faj kryesor të kësaj humbje, padyshim që i faturohet Mahir Ziberit, sepse ishte pikërisht kandidatura e tij që ia pa mundësoj kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit fitoren nga rrethi i parë.

Për më tepër duke marrë parasysh edhe faktin se në rrethin e dytë, falë edhe ndihmës që Aleanca për Shqiptarët i dha kundër kandidatit të BDI-së, ka irrituar tejmase krerët e BDI-së, gjë që për pasojë në shenjë hakmarrje kanë pushuar nga puna Mahir Ziberin, administrator publik për më shumë se një dekadë në Ministrinë e Ekonomisë.

Edhe pse zyrtarisht, nuk ka pasur kurfar paralajmërimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, z. Ziberi para paralajmërim i ishte ndërprerë rroga, po për shkak të procesit zgjedhor respektivisht heshtjes zgjedhore që përkonte me datën e pagesës së rrogës me insistimin e vetë Mahir Ziberit, kjo ngjarje nuk u alarmua.

Mirëpo ajo çfarë bie në sy, se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga vetë ministri Bekteshi është nënshkruar më datë 16 nëntor, por qëllimshëm nuk i u është kumtuar në të njëjtën ditë dhe me sa duket kanë pritur një kohë më të përshtatshme, apo ndonjë ngjarje tjetër, si puna e tragjedisë së autobusit në Bullgari, për ta mbuluar turpin që të kalojë në hije, të një ngjarjeje tjetër.

Nga Aleanca për Shqiptarët akoma nuk janë prononcuar për rastin në fjalë, ndërsa ish kandidati Mahir Ziberi, ditëve në vijim, është duke përgatitur procedurë ligjore ankimimi kundër këtij vendimi skandaloz të militanti partiak të veshur me petkun e pushtetit.

You may also like