Ministri i Drejtësisë Krenar Loga pret përgjigje pozitive nga Turqia për ekstradimin e Ljupço Palevskit – Shqip

by admin
Spread the love

Kërkesa për ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço, i dyshuar si organizator dhe ekzekutor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, do të dërgohet sot në Turqi.

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka treguar në një deklaratë për mediat se kërkesa është nënshkruar nga ai dhe përkthyer në gjuhën turke.

”Të gjitha shkresat e Ministrisë janë përkthyer në gjuhën turke. Sot, deri në fund të ditës së punës, ato do të përkthehen edhe nga Prokuroria Publike dhe do të lëshohen menjëherë nëpërmjet postës elektronike, dhe përmes ambasadës sonë. Besoj se pasi të marrim kërkesën tonë, do të kontaktojmë drejtpërdrejt dhe me Ministrin e Drejtësisë nga Republika e Turqisë. Turqia është partner strategjik i Maqedonisë për shumë çështje të tjera më të rëndësishme se kjo. Besoj se në një kohë relativisht të shkurtër do të marrim një përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë mes nesh për të vërtetuar atë që ka ndodhur”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Loga.

I pyetur nga një gazetar se sa do të zgjasë procedura, Ministri Lloga u përgjigj se varet nga procedurat në Turqi.

Nuk e di se sa do t’i përdorë ato mjete juridike për tu abkuar apo jo. Nuk mund të them se sa do të zgjasë në këtë moment pa i ditur procedurat në Turqi”, tha ministri Lloga.

You may also like