Milani këmbëngul për Zaniolo, këtë herë ndryshon ofertën për Romën

by admin
Spread the love

E gjithë vëmendja e Milanit për sa i përket merkatos së verës për momentin është përqëndruar te ylli i Romës, Nicolo Zaniolo. Kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe e shohin talentin italian si lojtarin perfekt për skemat e Piolit.

Maldini ndërkohë kishte bërë edhe ofertën e parë për Romën ku i kishte ofruar 25 milionë euro plus kartonin e Alexis Saelemaekers. Një ofertë kjo që nuk është marrë aspak në konsideratë nga Jose Mourinho i cili nuk intrigohet nga ideja se do të ketë lojtarin belg në skuadër.

Për këtë arsye, Milani ka ardhur me një tjetër ofertë ditën e fundit. Sërish ofrohen 25 milionë euro për arkat e Romës, por këtë herë ndryshon lojtari i ofruar. Sipas mediave italiane, Maldini i ka ofruar Romës edhe shërbimet e Ante Rebic, ndërsa drejtuesit kryeqytetas kanë marrë kohën e tyre për të reflektuar. /oversport.tv

You may also like