Milan humbet mbrojtësin, larg fushave për tre muaj

by admin
Spread the love

Telashe në organikën e Milanit të trajnerit Stefano Pioli.

Kuqezinjtë humbasin Mattia Caldara i cili pas një problemi në kavilje do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj. 29-vjeçari do të mund të shkelë sërish në fushat e blerta vetëm në vitin e ardhshëm.

Caldara ishte rikthyer te Milani këtë verë pas një eksperience te Spezia, teksa trajneri Pioli e kishte vendosur edhe në listën e lojtarëve që mund të aktivizoheshin në Champions League. Por, tashmë fati i bëri sërish një lojë të shëmtuar me Caldarën që ditët e ardhshme do të fokusohet te rikuperimi./Supersport


Top Channel

You may also like