Milan buzëqesh, kthehet super lojtari

by admin
Spread the love

Simon Kjaer është rikthyer në stërvitjet e skuadrës së Milanit dhe gati për t’u rikthyer në fushën e lojës pas dy muajsh.

Lëndimi i qendërmbrojtësit nuk erdhi në një moment të mirë për kuqezinjtë, që po përballen me një krizë lëndimesh këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Malick Thiaw, Pierre Kalulu dhe Marco Pellegrino janë mbrojtësit tjerë të lënduar.

Sipas “Calciomercato”, Kjaer filloi të punojë me shokët e tij të skuadrës në Milanello sot, duke u rikthyer në stërvitjet e skuadrës pas dy muajsh mungesë.

Ndërsa ai nuk ka gjasa të fillojë në ndeshjen e ardhshme me Monzan, danezi mund të hyjë nga pankina për të filluar rikthimin e formës së tij.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon me Milanin në fund të këtij sezoni dhe duket se nuk ka gjasa të rinovohet, pasi Kjaer është një prej futbollistëve që po vuan nga lëndime të shumta në sezonet e fundit.

You may also like