Mijëra punonjës të sektorëve publikë në grevë në Irlandën e Veriut prej krizës ekonomike dhe rrogave

by admin
Spread the love

Mijëra punonjës të shërbimeve publike lanë punën sot në Irlandën e Veriut në një nga grevat më të mëdha në historinë e vendit.

Anëtarët e 16 sindikatave mes të cilave Unison, Unite, RCN e Siptu, që përfaqësojnë 173,000 punonjës, bllokuan vendin duke kërkuar pagesa më të mira dhe kushte pune.

Sindikatat thonë se rrogat që marrin punonjës civilë në Irlandën e Veriut si mësuesit, ata të administratës, të shëndetësisë, drejtuesit e autobusëve e trenave, janë shumë më të ulëta sesa rrogat në Britani, dhe nuk përputhen me rritjen e cmimeve.

Për shembull rroga e një mësuesit të ri në Irlandën e Veriut është 24,137 paundë, më pak sesa 32,317 paundë që është në Skoci, 30,742 në Uells dhe  £30,000 në Angli.

Drejtuesja e sindikatës Unison, Margaret McKee dënonte sekretarin e vendit Chris Heaton-Harris, duke i kërkuar “të ndalojë përdorimin e shërbimeve publike si peng-politik”.

Ajo mes të tjerash tha: “Ne kërkojmë barazi pagese me kolegët tanë në vende të tjera të Britanisë. Ne bëjmë të njëjtën detyrë prandaj duhet të paguhemi njëlloj”.

Janine Compston, infermiere e spitalit Royal Victoria në Belfast, tha: “Anëtarët tanë e kanë gjithnjë e më të vështirë, infermieret duhet të punojnë shumë orë shtesë për të plotësuar të ardhurat”.

Punonjësit ishin mbledhur në mitingje në disa qytete përfshi Belfast, Londonderry e Omagh.

Qeveria e Londrës raportohet se ka ofruar 584 milionë paundë si pjesë e një pakete zgjidhjesh por sindikatat kanë refuzuar të ndalojnë bojkotin.