Mijallkovi është bërë shofer i burgut të Strugës

by admin
Spread the love

Ish-shefi famoz i shërbimit sekret të Maqedonisë DSK,Sasho Mijallkov është bërë shofer i burgut të Strugës. Këtë e ka bërë të ditur portali i njohur investigues IRL.

Sipas portalit, ai është punësuar si shofer në burg për nevojat e kësaj qendre korrektuese.

Sasho Mijallkov ende e mban dënimin me burg në institucionin në fjalë, por i njëjti nuk është angazhuar si i punësuar jashtë institucionit, por është angazhuar nga ana e institucioni ndëshkues-korrigjues për nevojat e saj si shofer, detyrë pune e cila edhe në shtëpitë tjera ndëshkuese-korrigjuese varet nga nevojat, mund t’u ndahet personave të dënuar të cilët kanë trajtim të hapur në procesin e risocializimit”, theksuan për IRL nga burgu i Strugës.

You may also like