Migrimi në shifra rekord, Australia do të përgjysmojë numrin e shtetasve që do të pranojë

by admin
Spread the love

Qeveria australiane synon të përgjysmojë numrin e migrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e imigrimit.

Australia kërkon të pranojë 250.000 njerëz deri në qershor të vitit 2025, shifër në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, sipas planit të ri.

Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke e shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës.

Në anën tjetër, Australia ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë. Duke prezantuar një strategji 10-vjeçare për migrimin, ministrja e Brendshme australiane, Clare O’Neil, ka thënë se sistemi i migrimit është “rrënuar” prej qeverisjeve paraprake.

Një rishikim paraprak këtë vit, ka gjetur se sistemi është “tërësisht i prishur”, shumë kompleks, dhe në nevojë për “reformë të madhe”.

Një rekord prej 510.000 njerëzve kanë shkuar në Australi këtë vit, mirëpo ministrja është zotuar për ta kthyer situatën nën kontroll. Në mesin e kërkesave të reja për migrantët do të jetë një nivel i gjuhës angleze.


Top Channel

You may also like