Miftaraj: Përzgjedhja e Kryeprokurorit të kthehet në pikën zero, i papranueshëm propozimi i KPK-së

by admin
Spread the love

Janë bërë më shumë se 2 muaj, prej kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dorëzuar në Zyrën e Presidencës, emrin e Blerim Isufajt për t’u dekretuar si kryeprokuror i Kosovës. Por, presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka vendosur për kryeprokurorin e ri, i cili u përzgjodh nga KPK pas një procesit që u kritikua nga shoqëria civile, raporton Ekonomia Online.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se
propozimi i Blerim Isufajt nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit është i
papranueshëm dhe si i tillë duhet të kthehet në pikën zero. 

Ehat Miftaraj nga IKD thotë për Ekonomia
Online se dekretimi i Isufajt për Kryeprokuror është përcjellë me dinjitet të
cenueshëm.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi bashkë me
Lëvizjen FOL, me grupin për studime juridike dhe politike kanë monitoruar nga
afër tërë procesin e emërimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të
Shtetit. Në bazë të analizës sonë e cila është bërë publike kemi gjetur që
fatkeqësisht ky proces nuk është përcjellë në mënyrën më të mirë të duhur, ka
munguar meritokracia e çka është edhe më e rëndësishme ky proces është me
dinjitet jashtëzakonisht të cenueshëm. Për vet faktin që Këshilli Prokurorial i
Kosovës nuk ka qenë në gjendje të ofrojë një proces të drejtë dhe të pavarur
dhe të paanshme ku besimi i publikut për kandidatin dhe procesin për
Kryeprokuror të shtetit do të ishte i pacenueshëm ka ndikuar që të jemi në një
situatë ku me muaj të tërë dhe ende nuk kemi një vendim lidhur me dekretimin
apo mos dekretimin kandidatit të dekretuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”,
tha ai.

Vonesat për dekretim të Isufajt për Miftarajn
janë me bazë, pasi thotë se KPK-ja nuk ka arritur ta bindë Presidencën që ky
proces ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

“Për zyrën e Presidentes do të ishte jashtëzakonisht
lehtë qe të merrej një vendim për dekretimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit
nëse Këshilli Prokurorial i Kosovës do të siguronte qe i ka përcjellë, i ka
udhëhequr procedurat në bazë të Kushtetutës, ligjit në bazë të akteve të brendshme
të miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Përderisa KPK-ja ka dështuar
për ta zbatuar ligjin për të siguruar një proces të bazuar në integritet dhe
meritokraci në njëfarë mënyre e ka vënë Presidenten në një pozitë të tillë që
duhet të vlerësoj procesin brenda mandatit të saj Kushtetues për të marr një
vendim nëse mund të dekretohet apo mos dekretohet kandidati i propozuar”, tha
tutje Miftaraj.

Miftaraj ka kërkuar që ky proces të kthehet në
pikën zero, pasi thotë se KPK-ja ka bërë shkelje të mëdha.

“Procesi lehtësisht mund të kthehet në pikën
zero pasi që shkeljet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë aq të mëdha saqë
besojë qe një shtet demokratik siç është Kosova, një shtet ku Kushtetuta e
kërkon  zyra e Presidentes , presidentja
të sigurohet që institucionet Kushtetuese të funksionojnë në mënyrë
demokratike, do të thotë që të ndikojnë që ky proces të kthehet në pikën zero
pasi që gjitha ato parimet e paanshmërisë, Pavarësisë , integritetit,
meritokracisë pothuajse janë shkelur apo nuk janë respektuar nga Këshilli
Prokurorial i Kosovës”, tha Miftaraj.

You may also like