Miftaraj (IKD): Drejtori i KEK-ut ka dalë nga ‘Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje’

by admin
Spread the love

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se udhëheqësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar sot është  dalë nga “Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Miftaraj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se aktiviteti politik i Krasniqit në LVV është i gjatë, duke shtuar se programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsë ose pamflet politik pa pikë vlere.

“Edhe pse është fazë e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK-ut dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje. Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë të miliona euro”.

“Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim. Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsë ose pamflet politik pa pikë vlere”, ka thënë Miftaraj.

Sot në KEK, Policia e Kosovës e ka kryer një bastisje, por duke mos dhënë detaje për arsyen./Klankosova.tv

You may also like