Mickoski: Spekulimet se Vanja është kidnapuar në Kosovë kishin për qëllim nxitjen e tensioneve ndëretnike

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk do të kenë paqe të gjitha ata që janë fajtor për vrasjen e Vanjës.

Ai tha se kanë informacione se ka mundur të reagohet më herët dhe të mos vije deri tek kjo vrasje e tmerrshme. Sa i përket spekulimeve që Vanja është kidnapuar dhe dërguar në Kosovë, tha se këto janë spekulime me qëllim të nxitjes së tensioneve ndëretnike.

“Në bazë të informacioneve të cilat i kemi ne dhe në bazë të asaj që e ndjekim në këtë gjysmë botë që është prezent në media vijmë deri në atë konkluz. Se qëllimi ka qenë të shkaktohen tensione ndëretnike?! Po pse në opinion ishin lëshuar këto informacione? Cila është arsyeja që të lëshohen këto informacione? Kujt i konvenon sot që të destabilizohet Maqedonia? Kujt i konvenojnë që të ketë tensione ndëretnike? Pushtetit? Po pse t’i konvenojnë VMRO-DPMNE-së, kur ka disa muaj para zgjedhjeve pozitë të pastër, fitore që është e sigurt”, tha Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.

 

MARKETING



You may also like