Mickoski: Qeveritarët hyjnë varfanjakë dhe dalin miliarderë, të hetohet pasuria e tyre (VIDEO)

by admin
Spread the love

Është e nevojshme të shqyrtohet origjina e pasurisë së politikanëve, pasi të njejtit hynë në politikë varfanjak ndërsa dalin miliarderë. Kështu vlerësoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, kur është pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me vettingun në gjyqësor.

Ai thotë se para se të hyjmë në atë vetting të gjyqësorit duhet që të shfrytëzohen kompetencat ekzistuese ligjore që kanë Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe institucionet e tjera dhe sipas tij, në këtë mënyrë të verifikohen politikanët.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ja, e kam thënë, le të fillojnë me mua dhe familjen time si shembull të parë. Këtu jam unë personalisht, do të vë gjithçka në hetim, le të më largojnë mua dhe unë do të tregoj origjinën e pronës. Mund të shihet shumë thjeshtë prejardhja e njerëzve në Maqedoni, pavarësisht nëse janë politikanë apo njerëz aktivë në jetën shoqërore, apo të afërt me politikën, mjafton të shihni se sa prona luksoze kemi ndërtuar vitet e fundit. Shihni sa makina luksoze qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit do të shihni se cilët janë ata njerëz, pyesni për prejardhjen e pasurisë së tyre dhe do të shihni se nuk kanë deklaruar asnjë për qind nga ajo që posedojnë”

Mickoski konsideron se nuk ka nevojë për improvizime dhe se sipas ligjeve ekzistuese maqedonase mund të kontrollohet dhe të shihet se cilët politikanë dhe familjet e tyre, të cilët kanë fituar pasuri të madhe, kanë vjedhur nga Maqedonia në tre dekadat e fundit.

Mickoski shtoi se në Maqedoni është shumë e lehtë të ekzaminohet pasuria e fituar dhe mjafton të shohësh pasuritë e patundshme të ndërtuara luksoze dhe veturat luksoze.

You may also like