Mickoski: Qeveria pasi dështoi, po i lut ndërkombëtarët që ti bëjnë presion VMRO-DPMNE-së

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar vizitën e të dërguarit të posaçëm amerikan Gabriel Eskobar në Shkup. Kreu i VMRO-së tha se Qeveria pasi dështoi në realizmin e asaj që kishte supozuar, tani po i lutet ndërkombëtarëve që të vijnë në Shkup për t’i bërë presion VMRO-DPMNE-së, që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.  Micksoksi thotë se presionet e tilla nuk do të kryejnë punë dhe se nuk do të arrihet dy e treta e shumicës parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese.

 “Ata gjunjëzohen para botës dhe i luten bashkësisë ndërkombëtare që të vijnë në Maqedoni dhe të bëjë presione dhe tortura mbi VMRO-DPMNE dhe rreth shumë qytetarëve të Maqedonisë. Por unë do t’i zhgënjejë, sepse diçka të tillë nuk do të arrijnë dhe kjo që nga 18 gushti ka qenë e qartë, kur u votua rendi i ditës në parlament”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.

 

 

MARKETING




You may also like