Mickoski: Për ne propozimi francez është i papranueshëm

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se ata nuk e pranojnë propozimin francez. Sipas tij, propozimi  është diktat për kërkesa megalomane dhe aspiratat historike ndaj Maqedonisë.
“Propozimi është i njëjti i cili më parë ishte refuzuar. Me keqardhje mund të konstatoj se ky propozimi i përmban të gjitha kërkesat bullgare edhe në pjesën e historisë, edhe në pjesën e gjuhës edhe në pjesën e identitetit. Pranimi i propozimit të tillë, nënkupton të drejt të plotë të Bullgarisë, të ndryshojë libra dhe të shkruaj sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski, raporton SHENJA.


You may also like