Mickoski nuk pret të çrregullohen proceset me qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se ata mbeten në qëndrimin se nuk do ta mbështesin qeverinë teknike. Për mediumet sot ai deklaroi se nuk pret turbulenca në proceset e ardhshme me qeverinë kalimtare sepse, tha, “ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë”.

I pyetur nga një gazetar se a pret që gjithçka të shkojë mirë me qeverinë teknike, Mickoski tha se me këta njerëz gjithçka është e mundur.

“Nuk pres turbulenca, me këta njerëz gjithçka është e mundur, por nuk pres asgjë që mund të prishë procesin. Ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë” tha Mickoski.

Në lidhje me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI në të ashtuquajturën Fronti Evropian, Mickoski tha se është një koalicion kriminal, i cili në tentativë për defokusim e cilëson veten si evropian

MARKETING



You may also like