Mickoski: Kjo nuk është betejë vetëm e maqedonasve apo e shqiptarëve, kjo është betejë e popullit kundër pushtetit të korruptuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kjo betejë e jona duhet të jetë e përbashkët, kjo betejë nuk është vetëm e maqedonasve, ose vetëm e shqiptarëve, kjo është betejë e popullit kundër pushtetit të korruptuar. Kështu ka deklaruar nga Kërçova, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke shtuar se pushtetit i bie në mend populli vetëm kur afrohen zgjedhjet.
“Ata mendojnë se nuk ju duhet asnjë program, asnjë plan, thjeshtë do të dalin në zgjedhje dhe do të kërcënojnë, do të shantazhojnë, do t’i keqpërdorin institucionet, këtu më së shumti policinë e cila është direkt në udhëheqje të shërbyesit kryesor të Zaevit, ndërsa ky është Oliver Spasovski, do të ndajnë nga e vjedhura dhe puna është e përfunduar”, tha Mickoski, përcjell SHENJA.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like