Micevski: Unë personalisht do t’i kërkoj Xhaferit që t’ia kthejë Qeverisë Informacionin për propozimin francez

by admin
Spread the love

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-se vazhdon të kërkojë që të kthehet propozimi francez në Qeveri për shkak se konsiderojnë se nuk është i kompletuar (nuk janë dorëzuar të gjitha dokumentet).

Ndërsa në një konferencë për media Kordinatori i grupit Parlamerntar nga VMRO-DPMNE NIkolla Micevski deklaroi se nuk është e mundur që një çështje me aq rëndësi për vendin të diskutohet me një fletë prej letre siç e quan ai.

Të kthehet informacioni i dërguar nga Qeveria si material jo i plotë dhe të mos cenohet dinjiteti i Kuvendit me një dokument të tillë. Fleta e letrës që Qeveria e quan Informata për përmbajtjen e draft-kornizës negociuese për negociatat ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së është një mosrespekt i plotë për ne deputetët, deklaroi NIkolla Micevski koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa sipas informatave paraprake për tv KlanM Xhaferi do ta refuzojë kërkesën për shkak se dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë sipas procedurave.

Në fund, dua të shtoj se nëse Xhaferi dhe shumica parlamentare i anashkalojnë procedurat parlamentare, përgjegjësia për gjendjen në të cilën do të gjendet shteti do të jetë mbi Talat Xhaferin, Qeverinë dhe deputetët e shumicës parlamentaredeklaroi NIkolla Micevski koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

You may also like