MIANMAR – Aung San Suu Kyi përballet me 33 vjet burg pas dënimeve të reja për korrupsion

by admin
Spread the love

BANGKOK, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mianmari, i sunduar nga junta ushtarake, dënoi ish-udhëheqësen Aung San Suu Kyi me shtatë vjet të tjera burg për korrupsion, deklaruan burime të njohura me gjykimin.

Ky është dënimi i saj fundit në një varg dënimesh me të cilat është përballur Suu Kyi që kur ajo u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në shkurt 2021.

Në vendimin e gjykatës, dënimi me burg i 77-vjeçares fituese e çmimit Nobel për Paqe u zgjat në një total prej 33 vitesh për ryshfet, kërkesë, thyerje të rregullave të Covid-19, mashtrime zgjedhore dhe shkelje të Aktit të Sekreteve.

Suu Kyi ka qenë në izolim në një burg në kryeqytetin Naypyidaw që nga qershori, pasi u vendos në arrest shtëpiak pas grushtit të shtetit ushtarak.

Procedurat u mbajtën me dyer të mbyllura dhe avokatët e Suu Kyi-t nuk lejohen të flasin për mediat.

Mianmari ka qenë në trazira politike që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021.

Ushtria ka shtypur me dhunë protestat pro demokracisë dhe grupet e shoqërisë civile, ndërsa kërkon të shuajë rezistencën e armatosur nga milicitë anti juntë në të gjithë vendin./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like