Mexhiti: Siguruam kthimin e sistemit KATO i cili në afat të gjatë do të parandalojë keqpërdorime në të ardhmen

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot pasdite në Kuvend para anëtarëve të Komisionit Anketues për vërtetimin e përgjegjësisë për rastin me dhënien e terapisë në ISHP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup porositi se nëse ka përgjegjësi politike të konfirmohet e kujt është. Vlerëson se deputetët kanë për detyrë që nëse ka lëshime në sistem, të cilat nuk janë tejkaluar, t’i paraqesin ato dhe të gjendet zgjidhje.

Ai i porositi organet hetuese. “Besoj se procedura penale – juridike për këtë rast shumë të ndjeshëm do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Fajtorët duhet të dihen me emër dhe mbiemër. Vetëm kështu do të mund ta kthejmë besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor dhe t’i mbrojmë punëtorët profesionistë shëndetësorë nga akuzat dhe nënçmimet e përgjithshme”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Mexhiti theksoi se kjo nuk është hera e parë që të fillohet hetim në Onkologji. “Nga deklaratat paraprake të dëshmitarëve para Komisionit Anketues, nga ato që u publikuan në media, e marrim vesh se hetime në Onkologji ka pasur edhe në vitin 2012. Zhvillohet kontest gjyqësor edhe për një rast nga viti 2019. Në dy raste policia ka intervenuar për vjedhje të terapisë nga një motër medicinale të cilën udhëheqësia e klinikës në mandatin tim e ka larguar nga puna”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që të mos zvarritet i gjithë procesi dhe është me rëndësi që sa më shpejtë të merret vesh nëse dhe kush, siç tha, ka luajtur me jetët e pacientëve. Vetëm kështu, siç tha, do ta hedhim poshtë të a.q. faj kolektiv i cili tani i hidhet jo vetëm Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë – në Shkup, por edhe gjithë sistemit shëndetësor.

Mexhiti theksoi se pasi që e ka marrë funksionin ministër i shëndetësisë angazhohet që të bëjë ndryshime sistemore që të parandalohen, siç tha, çfarëdo lloj keqpërdorimesh dhe krimesh në shëndetësi. Para se të merrej vesh në publik për rastin me Onkologjinë, tha se disa muaj në vazhdimësi ka pasur takime me udhëheqësinë e re të Klinikës. “Kur mora funskionin, e shkarkova drejtorin e Klinikës”, përkujtoi Mexhiti.

MARKETING



You may also like