Mexhiti: MSH vazhdon të zbatojë politika për mbrojtjen e nënave dhe foshnjave

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Klinikën e Gjinekologjisë kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në vitin 2024.

“Bëhet fjalë për një fëmijë mashkull të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I uroj shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri të pakujdesshme, ndërsa prindërve u dërgoj urimet e mia të sinqerta për ardhjen e re në familje. I përgëzoj qytetarët për vitin e ri dhe i uroj shëndet dhe suksese”, tha Mexhiti.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të zbatojë politika për mbrojtjen e nënave dhe foshnjave. Mexhiti thesoi se në një atmosferë të relaksuar ka vënë bast që fëmija i parë këtë vit të jetë djalë dhe ja ka dalë.
Ministrja Trençevska theksoi se fëmija quhet, Alek.
“I përgëzoj nënën dhe babin e Stefanovskit. Qofshin të gjallë dhe të shëndetshëm, të kenë fëmijëri të lumtur dhe qofshin prindër të lumtur, duke qenë se ky është fëmija i tyre i parë në familje”, tha Trençevska.

MARKETING



You may also like