“Metamorfoza” e Real Madrid, si u tranfsormua klubi në 5 sezone teksa pret Mbape

by admin
Spread the love

Nga viti 2019 deri në vitin 2024 gjithçka ka ndryshuar në Madrid te Reali. Në pesë vjet, transformimi ka qenë spektakolar. Një rinovim absolut i dy shtyllave të klubit: stadiumi dhe ekipi. Nënshkrimi i Mbapesë kurorëzon rindërtimin e dyfishtë të Realit të Madridit.

Në maj 2019, klubi i bardhë filloi dy punime: rikonstruksionin e plotë të “Bernabeut” dhe atë të ekipit. E para, ajo e stadiumit, nisi më 25 të atij muaji pas më shumë se pesë vitesh punë. E dyta, ajo sportive, e bëri këtë gjashtë ditë para, më 19 maj 2019, pasi mbylli një sezon 2018-2019 të stuhishëm dhe që i la vendin një revolucioni të ngadaltë por të pandalshëm. Pesë vjet më vonë stadiumi “Bernabeu” është afër përfundimit dhe në të njëjtën periudhë kohore Madridi do t’i vërë gjithashtu gurin e fundit (Mbape) revolucionit të tij sportiv.

Në këtë mënyrë nuk ka asnjë gjurmë të “Bernabeut të vjetër dhe pothuajse asnjë gjurmë të skuadrës me të cilën u mbyll ai sezon 2018-2019, tani pa Navas, Varan, Marselo, Jorente, Isko, Asensio, Benzema, Zidan, Bejl, Kasemiro, Regujon, Ramos, Mariano, Odriozola…

Kështu, në të njëjtën kohë që Madridi ndërtoi hipogjeumin, montoi tabelën elektronike 360 gradë, mbylli çatinë… Ai gjithashtu ka hapur derën për Bellingamin, Rodrigon, Kamavingën, Tçuamenin, Militaon, Rydigerin, Alabanë, Endrikun, Gylerin dhe … Mbapenë. Nëse rikonstruksioni i stadiumit ka qenë një kryevepër e inxhinierisë moderne, ai i ekipit ka qenë një kryevepër e planifikimit sportiv sezon pas sezoni.

SEZONI 2019-2020 – Fillojnë lëvizjet në rindërtimin e ekipit, por pa çmenduri dhe pa i dhënë shkas revolucionit që i kërkohej klubit. Mbërrijnë lojtarët e parë që do të ishin shtylla në projektin e ri sportiv, si Mendi, Militao dhe Rodrigo. Në të njëjtën kohë, merren vendime të tjera të rëndësishme. Besimi ruhet te talentet e rinj si Valverde dhe Vinicius që iu bashkuan sezonin e kaluar dhe që rrezikuan të “digjeshin” për shkak të nervozizmit dhe tensionit. “Garda e vjetër” nuk preket.

SEZONI 2020-2021 – Superkupa dhe Liga e fituar në sezonin 2019-2020 i japin një “pushim” klubit, i cili përjeton një merkato të qetë dhe pa asnjë ndikimtë madh. “Gardës së vjetër” i janë përshtatur mirë të rinjtë si Rodrigo, Valverde dhe Vinicius. Dështimi i vetëm mund të quhet Odegard, sikurse dhe Eden Hazard ndonëse për belgun Reali vazhdonte të mbante shpresa.

SEZONI 2021-2022 – Madridi humbet trajnerin dhe kapitenin e tij. Zidan largohet, Ramos nuk rinovon, duke shkuar në Paris dhe Varan transferohet te Mançester Junajtid. Mes daulleve për të nënshkruar me Mbapenë si ylli i madh i projektit të ri, ata që zbarkojnë në Madrid janë Ançeloti, Alaba dhe Kamavinga, tri pjesë të tjera themelore në projektin e ri. Në të njëjtën kohë, Madridi rinovon me Modriç, Lukas, Naçon, Karvahal, Kurtua, Benzema, Valverde dhe Kasemiro atë verë.

SEZONI 2022-2023 – Atë verë në Madrid nënshkruajnë me Tçuamenin dhe Rydigerin, teksa nga garda e vjetër largohet Kasemiro. Projekti i ri vazhdon të marrë formë me “nënshkrimet për një dekadë”. Marselo, Bejl dhe Isko largohen me kontratë të përfunduar. Ka gjithnjë e mës humë fytyra të reja në krahasim me skuadrën 2018-2019, më shumë lojtarë “të rinj” që bëhen të fortë në njëmbëdhjetëshe dhe “garda e vjetër” që reziston vazhdon të japë performancë të shkëlqyer. Në merkaton e dimrit, Madridi nënshkruan me dy lojtarë të tjerë të rinj: Endrik dhe Fran Garsia.

SEZONI 2023-2024 – Në pritje të Mbapesë si ëndrra e madhe e Perezit, Madridi bën një lëvizje që është sensacioni i sezonit dhe që në shtatë muaj është bërë një tjetër nga gurët e themelit të ekipit të ri: Xhud Bellingam. Largohen Benzema, Asensio, Mariano, Hazard, Vajeko dhe Odriozola. Madridi gjithashtu zgjeron politikën e tij për të rinjtë premtues dhe blen Gylerin.

SEZONI 2024-2025 – Mbape do të arrijë në verë për të kurorëzuar revolucionin. Gjithashtu Endrik, në kuadër të politikës së nënshkrimit të talenteve të rinj që ngjiten në krye të Realit të Madridit, siç është edhe rasti me Gyler.

PANORAMASPORT.AL

You may also like