Meta flet për hetim të projekteve urbanistike në Tiranë: Do të nisë puna për punën me Komisionet Hetimore

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se forca politike që ai drejton do të jetë një faktor vendimtar në zgjedhjet e ardhshme vendore në Këshillat Bashkiakë të Tiranës.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se Këshilli i Bashkisë së re do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore, të cilat do të evidentojnë të gjithë shkeljet ligjore dhe abuzimet që janë bërë gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.

“Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.

Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal të sektit të “Rilindjes” këto vite“,-shkruan Meta.

You may also like