Mësuesja u nis për në Zvicër dhe qëndroi katër orë në tualetin e avionit

by admin
Spread the love

Për shkak se testi i shpejtë që bëri në avion rezultoi pozitiv, Marisa Fotieo u izolua gjatë fluturimit në tualetin e avionit

Hapësira e këmbëve është tashmë një luks në avion, por për Marisa Fotieo udhëtimi i planifikuar ishte edhe më i pakëndshëm. Më 20 dhjetor, mësuesja nga Çikago hipi në një avion me babain dhe vëllain e saj që do t’i çonte në Reykjavik të Islandës, nga ku donin të udhëtonin për në Zvicër.

Fluturimi nga Neë Jersey në Islandë zgjati rreth pesë orë. Vetëm një orë pas nisjes, Fotieo ndjeu dhimbje në fyt, siç shkruan “13 On Your Side”, transmeton portali Shtegu. Me një test të shpejtë Covid, nga i cili fatmirësisht kishte paketuar disa, ajo u drejtua për në banjë. Pas disa sekondash rezultatin e kishte pozitiv. “U tremba dhe dola nga banja dhe shkova te personi i parë që gjeta”, përshkruan Fotieo çfarë ndodhi më pas.

Për fat të saj, ajo përpak sa nuk u përplas me stjuardesën “Rocky”, e cila kishte qëndruar e qetë dhe i kërkoi të priste në banjë, ndërsa ajo mendonte se çfarë të bënte. “Mund të dëgjoja diçka në telefon, diçka me një test pozitiv për një pasagjer dhe që të gjithë duhet të mbajnë maskat sa më shpejet të jetë e mundur”, thotë Fotieo, duke përshkruar situatën. Rocky më vonë do të luante një rol të rëndësishëm për mësuesen nga SHBA.

Një avion i rezervuar plotësisht dhe një person i infektuar me koronavirus në bord, nuk është me të vërtetë një kombinim i mirë. Fotieo vendosi, sepse nuk kishte më hapësirë ​​të lirë, që ajo të qëndronte në tualetin e avionit për pjesën tjetër të fluturimit. “Nuk mund ta besoj se kam kaluar katër orë në atë banjë, por duhet bërë atë që duhet të bësh”, tha Fotieo. Ajo regjistroi rrethanat e pazakonta të karantinës së saj të fluturimit në një video të Tiktok që tani është shikuar mbi katër milionë herë.

Dhe pastaj? Pasi zbarkoi në Reykjavik, Fotieo u dërgua në një hotel të Kryqit të Kuq ku iu desh të qëndronte për dhjetë ditë. Babai dhe vëllai i saj mundën të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Zvicër. Kështu që Fotieo duhej të kalonte Krishtlindjet e vetme në një hotel të karantinuar në Islandë. Jo aq shkëlqyese. “Mund të them me besim se nëse nuk do të ishte Rocky, me siguri do të kisha qarë dhjetë ditë rresht”, thotë Fotieo.

Në Tiktok, ajo vazhdon të ndajë me zell video dhe u bën të ditur ndjekësve të saj se stjuardesa Rocky jo vetëm që i dërgoi asaj një darkë dhe dhurata speciale për Krishtlindje, por edhe një letër personale dhe një pemë të vogël Krishtlindjesh me drita.

You may also like