Messi: Unë dhe Ronaldo e arritëm lehtë majën, por ishte e vështirë të qëndroje aty për rreth 15 vite

by admin
Spread the love

Lionel Messi nuk harroi të fliste për rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon, në ceremoninë e “Topit të Artë”, me argjentinasin që e fitoi atë për herë të tetë, teksa portugezi numëron pesë trofe të tillë.

Gjatë konferencës për shtyp të dhënë në Paris, fituesi i tetë herë “Topit të Artë” theksoi se ai së bashku me Ronaldon e kishin të lehtë të arrinin majat, por shton se ka qenë shumë e vështirë për ta që të qëndrojnë aty.

“Ka qenë gjithmonë një “betejë” e mirë sportive me Ronaldon. E kemi ushqyer njëri-tjetrin sepse jemi të dy shumë konkurrues. Edhe ai ka qenë gjithmonë konkurrues, donte të fitonte gjithçka. Ishte një moment shumë i bukur për ne dhe për njerëzit që e duan futbollin. Ajo që bëmë për kaq shumë kohë ka shumë merita, pasi është e lehtë të arrish majën, por është e vështirë të qëndrosh aty. Ne qëndruam në krye për 10-15 vjet dhe ishte shumë e vështirë, por spektakolare dhe një kujtim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan futbollin”-deklaroi Messi./ Shqip


Top Channel

You may also like