Messi nuk e votoi për lojtarin më të mirë të vitit – reagon Lewandowski

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e kaluar, sulmuesi polak, Robert Lewandowski u shpall lojtari më i mirë nga FIFA, duke fituar kështu çmimin ‘The Best’ për vitin 2021.

Vëmendje morën votat e Lewandowskit, kishte zgjedhur Messin në votat e tij, derisa ky i fundit nuk e kishte zgjedhur.

Për këtë është pyetur Lewandowksi, i cili tha se kjo ishte zgjedhje e tij dhe duhet ta respektojmë.

“Privatisht, shpresoj që gjithçka është në rregull. Kjo ishte zgjedhja e tij, duhet ta respektojmë atë. Nuk kam diçka negative për të thënë, ose të jem i hidhëruar”, tha polaku.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Messi ia doli të fitonte Topin e shtatë të Artë, derisa ishte rivalizuar nga Lewandowski dhe Jorginho.

/Insporti.com

You may also like