Messi një mbiemër i rëndë! Ylli argjentinas këshillon djemtë e tij si të jenë të denjë për futbollin

by admin
Spread the love

Lionel Messi tashmë është një fenomen në Amerikë dhe çfarëdo ai bën dhe prek merr një tjetër vlerë.

Ashtu siç ndodhi me çmimet e biletave të klubit, shitjen e fanellave të Inter Miamit e kështu me radhë ku ylli argjentinas është pjesë.

Së fundmi një video bashkëbisedimi të Messit me djalin e tij Mateo i cili luan futboll, ku kampioni I botës I jep këshilla për futbollin po qarkullon kudo.

“Çfarë do të bësh sot Mateo, do të stërvitesh? Pse kjo është e detyrueshme?! Po! Këtu nuk mund të vish vetëm të luash, duhet të stërvitesh që të luash. Ata e kanë barrën mbi supe që janë fëmijët e mi dhe njerëzit shpesh do t’i lidhin me mua duke i krahasuar”, u shpreh Messi.

Sigurisht që të tre djemtë e Messit mbajnë një barrë të rëndë mbi supe tashmë, atë të mbiemrit të lojtarit ndoshta më të madh të historisë së futbollit.


Top Channel

You may also like