Mesiq: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes

by admin
Spread the love





Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, thotë ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin.

Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike”, thotë Mesiq në një intervistë për “Indeks.mk”.

Mesiq gjithashtu tha se është i bindur se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin.







Artikulli paraprakRekordet e thyera me transferimin e Fernandez tek Chelsea




You may also like