Mësimi më i madh që mora këtë vit, mos i kërkoni me forcë miqësitë

by admin
Spread the love

Sabiani është një nga personazhet më të njohur në Shqipëri. Ai është një prej këngëtarëve më të preferuar shqiptarë, teksa prej vitesh tashmë është pjesë e tregut muzikor, duke sjellë me dhjetëra hite. Veç muzikës, Sabiani tashmë kujtohet edhe për pjesëmarrjen e tij në shtëpinë e Big Brother Albania VIP.

Në këtë reality show, këngëtari krijoi miqësi shumë të fortë me disa prej banorëve të tjerë VIP, veçanërisht me njërin prej tyre, balerinin Ilir Shaqirin. Madje, gjatë një prej netëve live, ai deklaroi se “Ilir Shaqiri ishte 100 mijë euroshi i tij”, që më pas u kthye edhe në batutë nga shumë njerëz në rrjete sociale.

Mirëpo, pas daljes së Ilir Shaqirit nga shtëpia, miqësia e tyre shumë e fortë u kris. Asnjëri nga të dy nuk e ka thënë arsyen se pse kjo miqësi nuk vazhdoi më jashtë shtëpisë së Big Brother. Madje, Sabiani nuk ishte i pranishëm as në dasmën e Ilir Shaqirit me partneren e tij Emanuela.

Sabiani është shumë aktiv në rrjete sociale, teksa së fundmi ka shpërndarë një video me një mesazh shumë të rëndësishëm nga gjërat që ka mësuar këtë vit. E duket se ky mesazh i drejtohet edhe Ilirit, por jo vetëm, pasi në të thuhet se miqësitë nuk duhen kërkuar me forcë.

Mësimi më i madh që mësova këtë vit: Mos i bëni gjërat me forcë. Mos i kërkoni me forcë bisedat. Miqësitë. Vëmendjen. Apo dashurinë. Kur gjërat bëhen me forcë, as nuk ia vlen fare të luftosh. Lëre të vijë atë që vjen. Dhe atë që prishet, të prishet. Dhe kujtohu se gjërat janë ashtu si duhet të jenë” – shkruhet në videon e shpërndarë nga Sabiani në Instagram.

You may also like