Mes spitalit dhe fushës, drejtuesit e Bologna gati të rinovojnë me Mihajlovic

by admin
Spread the love

Një lajm i trishtë në botën e futbollit ka ardhur nga vetë Sinisa Mihajlovic. Trajneri i Bologna është diagnostifikuar sërish me leucemi, dy vite e gjysmë pasi fitoi betejën e parë me këtë sëmundje.

Sakaq, të premten, vetë tekniku serb do të flasë me ekipin përmes një video-konferene për ë shpjeguar situatën e tij dhe për të organizuar punën gjatë kohës që do të jetë i shtruar në spital.

Ai është shtruar sërish në spitalin Sant’Orsola dhe dhoma e tij është pajisur njësoj si në vitin 2019 për të ndjekur në mënyrën më të mirë të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet. Ai do të jetë në mënyrë të vazhdueshme në kontakt të ngushtë me stafin dhe lojtarët deri sa të rikthehet në fushë.

Më pas, pasi të dalë nga spitali, në fundin e muajit maj, sipas Corriere dello Sport, ai do të flasë me drejtuesit e ekipit për të ardhmen e tij. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, por drejtuesit po planifikojnë të zgjasin kontratën e serbit edhe më shumë. /oversport.tv

Foto: Bologna FC 1909, Facebook

You may also like