Merkato Skënderbeu: Konfirmohen 2 lojtarë, synohet edhe Lilaj

by admin
Spread the love

Ndonëse nuk arriti që të mbijetojë sezonin e kaluar mes më të mirave të Shqipërisë, Skënderbeu po punon fort që të ndërtojë një skuadër konkurruese, që të rikthehet sa më shpejt në Superiore.

Pasi ka arritur marrëveshjen me teknikun Migen Memelli dhe ka rinovuar me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, klubi korçar po tregohet shumë aktiv në merkato, duke përforcuar radhët me elementë cilësorë.

“Panorama Sport” shkruan se Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me Elvis Prençin dhe Ardit Peposhin, dy lojtarë që sezonin e kaluar janë aktivizuar me Llapin në kampionatin kosovar.

Gjithashtu drejtuesit korçarë po mundohen që të kthejnë në shtëpi një emër të njohur, si Sabien Lilaj, që mbylli sezonin e kaluar me fanellën e Dinamos. / Oversport.tv

You may also like