Memedi: Dënoj ashpër tentimin e Kryetarit të Komunës së Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër

by admin
Spread the love

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale  Izeir Memedi,nëpërmjet një postimi në rjetet sociale ,ka reaguar për tentimin e Kryetarit të komunës së Butelit për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve duke i hequr emrat Shqiptar.

“Dënoj ashpër tentimin e Kryetarit të Komunës së Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve dhe për ti hequr emrat shqiptarë në këtë komunë edhe pse nuk mund të realizohet dhe e njëjta që në fillim është e dështuar.

Kam ndjekur çdo reagim në rrjetet sociale dhe kam hasur në shumë situata ku Kryetari i Komunës së Butelit bën shumë gjëra, që nuk i përkojn punës së rregullt të një Komune multietnike dhe punës së një Kryetari.

Edhe pse shumë mirë e din formën ligjore dhe se ndryshimet nuk kalojnë ashtu, por dukshëm shihet fryma nacionaliste dhe radikale e VMRO-së.

Andaj, qëndrimi dhe reagimi im është shumë serioz në raste të këtilla.

Shpresoj që në vazhdim, kryetari i komunës të jetë më i fokosuar në punë dhe të shërbejë si shembull i një Kryetari të Komunës multietnike.”-shprehet ai.

You may also like