Mediumi spanjoll “Relevo”: Mbappe ka zgjedhur numrin në fanellën e Real Madrid

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe është me një këmbë në Madrid, pasi tashmë i ka komunikuar klubit të PSG-së se do të largohet në fund të sezonit.

Sulmuesi francez do të largohet nga klubi francez si një lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon më 30 qershor. Shumë media ndërkombëtare e bëjnë të kryer kalimin e tij te Real Madrid, ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Duke qenë në një situatë të tillë “Relevo raporton se Mbappe i është ofruar numri 9 dhe numri 10 në fanellë.

Numri i sulmuesit tipik është i lirë që pas largimit të Benzema, mirëpo francezi e ka refuzuar këtë mundësi, pasi dëshiron numri 10 të Luka Modric.

Mesfushori kroat do të largohet në përfundim të sezonit dhe kështu Mbappe do ta ketë numrin 10 të lirë në fanellë.

You may also like