Mediat: Shqiptarët në Britani kanë kontrollin e tregut të drogave, mbushin burgjet prandaj deportohet para kohe nga qeveria  

by admin
Spread the love

Shqiptarë me pistoleta në duar kanë marrë kontrollin e tregjeve të drogave në Britani, po mbushin burgjet atje dhe prandaj po depërtohen para kohe në atdhe për të mos zënë shumë vend, shkruanin sot sërish mediat britanike.

E përditshmja Daiy Mail shkruante se bandat nga Ballkani kontrollojnë furnizimin me kokainë duke importuar nga kolegët në Evropë mes porteve kryesore në jug të Britanisë.

Një gjykatës paralajmëronte se fermat e kanabisit të menaxhuara nga rrjetet shqiptare kanë arritur nivele ‘epidemike’ duke u kthyer në një industri, sipas tij.

Zyrtarët shtojnë se ata ndihmohen nga aleanca me kartelet e drogave në Amerikën Latine, dhe po shtojnë kapjen e tyre me anë të një fushate frike dhe dhune.

Ndërsa në rrjetet sociale ata shpërndajnë rregullisht imazhe të tmerrshme të drogave, armëve dhe parave.

Së fundmi mësohet se 80 emigrantë shqiptarë janë burgosur për një total prej 130 vitesh në katër muajt e parë të vitit në Britani, për krime si vrasje, përdhunim, sulm me armë zjarri dhe pengmarrje.

Masa e krimit po vë nën presion burgjet e tejmbushura të Britanisë, e cila ka bërë një marrëveshje me Tirana për të lejuar që kriminelët të deportohen në atdhe para përfundimit të dënimit.

Redjon Murati, 28 vjec, Glen Xhaferri, 26, e Anis Plauku, 29 te kapur vitin qe shkoi per kanabis

Por shumë të rinj të tjerë shqiptarë po hyjnë ilegalisht në Angli për t’iu bashkuar bandave të drogave, të cilët kur burgosen pretendojnë se janë detyruar dhe skllavëruar nga të tjerë, dhe kjo mund të ndihmojë kërkesat e tyre të azilit, shkruan rrjeti MailOnline.

Vlera e tregut të kokainës llogaritet deri në 2 miliardë paundë në vit me rreth 1 milionë përdorues. Numri i vdekjeve vend qëndron në 840.

Një nga grupet më të fuqishme shqiptare të drogave përflitet si Hellbanianz, nga Barking, në lindje të Londrës.

Ata besohet se kanë trafikuar miliona paundë droga në Britani dhe mburren hapur për aktivitetin kriminal në rrjetet sociale.

Zyrtarët thonë se problemi me emigrantët shqiptarë daton prej kohës së luftës në Kosovë në vitet 1998 e 1999, kur nisi dhe vërshimi i tyre fillestar në Britani.

Shumica e rreth140,000 shqiptarëve që jetojnë në Britani punojnë dhe paguajnë taksa, por kërcënimi i pakicës së tyre kriminale është shtuar nga viti në vit teksa vetëm vjet 12,301 shqiptarë erdhën ën Britani me gomone nga ngushtica me Francën.

Shumica e tyre kërkojnë azil pasi vijnë në vend dhe sipas statistikave, gjysma e tyre marrin statusin e kërkuar, megjithëse në parlament është konfirmuar se Shqipëria është një vend i sigurt dhe nuk ka arsye për të dhënë azil.