Mediat botërore homazhe për Bekenbauer: Miti i fundit, mbrojtësi më i madh në histori

by admin
Spread the love

Yjet e futbollit botëror po shuhen çdo ditë, i fundit ishte pikërisht Franc Bekenbauer.

Madhështia e tij ishte aq e madhe sa bëri bashkë të gjithë botën e futbollit në këto ditë zie.

Jo vetëm ish lojtarë, bashkudhëtarë të tij ndër vite, FIFA, UEFA, klube, të gjithë, edhe mediat më të mëdha botërore i kushtuan faqen e parë këtë të martë Kaizerit gjerman.

“Futbolli i tij Libero, lamtumirë Bekenbauer, mbrojtësi më i madh i të gjithë kohërave”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

“Kaizeri i fundit, futbolli vajton për Franc Bekenbauer”, shkruan Corriere dello Sport.

“Kaizer Franc” ishte titulli kryesor i L’Equipe. Një titull shumë i ndjerë ishte ai i Daily Mail, cila kishte përzgjedhur si foto të parë Bobi Çarlton së bashku me Franc Bekenbauer:

“Shihemi vërdallë në parajsë”, shkruan e përditshmja angleze. Ndarja ka jeta e legjendës gjermane u përcoll me hidhërim edhe në të përditshmet spanjolle: “Lamtumirë Kaizer”, shkruan Mundo Deportivo.

You may also like