Më shumë se 10 fëmijë humbasin njërën ose të dyja këmbët në Gaza çdo ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Më shumë se 10 fëmijë mesatarisht kanë humbur një ose të dyja këmbët e tyre çdo ditë në Gaza që nga 7 tetori.

Ndërsa shumë nga amputimet janë kryer pa anestezi, tha në një deklaratë të dielën shoqata bamirëse Save the Children.

Ajo këto i tha duke iu referuar statistikave të lëshuara nga Kombet e Bashkuara.

“Vuajtjet e fëmijëve në këtë konflikt janë të paimagjinueshme dhe aq më tepër sepse janë të panevojshme dhe plotësisht të shmangshme”, tha Jason Lee, Drejtor i Vendit të Save the Children për territorin e pushtuar palestinez.

Save the Children iu referua gjithashtu një deklarate të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të cilën agjencia tha se shumë nga këto operacione ndaj fëmijëve në Gaza u kryen pa anestezi, pasi enklava po përballet me mungesa të rënda të barnave dhe furnizimeve mjekësore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Organizata bamirëse tha se fëmijët kanë gati shtatë herë më shumë gjasa të vdesin nga dëmtimet e shpërthimit sesa të rriturit pasi ata janë më të prekshëm dhe të ndjeshëm ndaj lëndimeve.

“Kafkat e tyre ende nuk janë formuar plotësisht dhe muskujt e tyre të pazhvilluar ofrojnë më pak mbrojtje, kështu që një shpërthim ka më shumë gjasa të copëtojë organet në barkun e tyre, edhe kur nuk ka dëmtime të dukshme”, deklaroi Lee.

 

You may also like