Më quajnë ende ‘çuni i Zefit’, kam dashur të bëhem futbollist ose jurist

by admin
Spread the love

Julian Deda është një nga aktorët më të spikatur të humorit në vendin tonë. Së fundmi, artisti shqiptar ka rrëfyer në emisionin ‘Shije Shtëpie’ në TV Klan se babai i tij vijon ‘ta përndjekë’ ende si emër atë, edhe pse tashmë Juli ka imazhin e tij, ndërsa nënvizoi se i ati ka ndikuar në mënyrë indirekte në përzgjedhjen e profesionit të tij.

Juli tregoi se dëshira e tij ka qenë të bëhej futbollist, ndërsa ka menduar të bëhej edhe jurist. Mirëpo rritja e tij në skenën e teatrit ka ndikuar tek aktori, i cili vendosi të ndiqte rrugën e të atit.

Julian Deda: Kjo çuni i Zefit vazhdon edhe sot, s’është problem fare sidomos moshat e mëdha domethënë, e thonë që çuni i Zefit dhe s’e kam problem. Ai ka ndikuar por ka ndikuar në një mënyrë pak indirekte, ka dashur të më fusë në këtë botë, unë e kam refuzuar gjithmonë. Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, ky aktrimi që bëj sot, s’e kam dashur kurrë.

Ermelinda Ndoja: Po çfarë ke dashur të bëhesh?

Julian Deda: Njëherë u mora me futboll, por rrëshkita, pastaj thashë në ’97-98 çfarë mund të bëheshe tjetër përveçse jurist? Si çdo lloj njeriu se u bë juridiku si të ishe duke marrë karamele dhe thashë hajt t’i fus një juridik atje.

Mirëpo prania e tij në jetën tonë, karriera e tij, fakti që ai më merrte gjithmonë me vete në teatër kur ishte dezhurn, loznim shah, mësoja shah unë atje dhe që në moshë 5-6 vjeç unë jam rritur me skenën,  me idenë që ka skenë, sallë, perde, prapa skenës, poshtë skenës, jam rritur me këto, dhoma zhveshjeje, jam rritur me këtë ide dhe kur erdha në shkollë nuk është se më bënin përshtypje këto, s’i kisha për herë të parë dhe në këtë mënyrë ai  ka ndikuar. Jeta, bashkëjetesa me një artist ka ndikuar tek unë.

You may also like