Me qenë në vend të Profës, do ta postoja ndonjë video duke i mësuar nxënësave lënden e tij – Shqip

by admin
Spread the love

12:43 | 2 Shkurt 2022

Profesori nga Vushtria mori reagime të shumta pas publikimit të videos në Tiktok.

Një reagim e ka bërë edhe aktori, Shkumbin Istrefi përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Ai ka shkruar një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook duke i dhënë një këshillë profesorit.

“Me qene ne vend te Profes, do ta postoja ndonje video duke i mesuar/shpjeguar nxenesave lenden e tij. Me e pa opinioni qe si Profesor eshte edhe me i mire se si valltar. Edhe perkrahja do t’i rritej edhe me shume. Edhe followersat. Edhe material per mediat me vazhdu me bo klikime”, kanë qenë fjalët e aktorit.

Ndryshe, reagime të shumta ka pasur edhe nga figura tjera publike të cilët e kanë përkrahur profesorin por kishte edhe prej atyre që nuk e kanë përkrahur./Shqip/


You may also like