Më pëlqente shumë Luizi. Doja të kisha diçka me të, por nuk na eci se ai më shau

by admin
Spread the love

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel, ku ndër shumë gjëra ka folur edhe për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka komentuar edhe marrëdhënien e saj me këngëtarin Luiz Ejlli, duke pranuar për herë të parë pëlqimin që ajo ka për këngëtarin. Ish-konkurrentja e Përputhen tha se mund të kishte krijuar diçka me të brenda shtëpisë, por kjo gjë nuk u realizua pasi Luizi e ofendoi.

“Më pëlqente shumë. Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka – tha ndër të tjera Tea Trifoni.

Tea doli para pak javësh nga shtëpia e Big Brother VIP, teksa ishte në një nominim me Oltën dhe Dea Mishelin. Publiku zgjodhi që të ishte pikërisht ajo që duhet të linte shtëpinë e Big Brother VIP.

You may also like