“Më mungon adrenalina”, Zidane: Kthehem shpejt, nuk më shtyhet pa futboll

by admin
Spread the love

Prej dy vitesh, Zinedine Zidane është pa një projekt sportiv teksa francezi për herë të fundit ishte në stol kur drejtonte Real Madridin në epokën e tij të dytë me “Los Blancos” gjatë viteve 2019/2021.

Por, 51-vjeçari duket se është “ngopur” me pushimet dhe po planifikon rikthimin e bujshëm.

Për Zidane kanë qarkulluar gjithnjë zëra për një detyrë tek kombëtarja franceze apo Juventus. Megjithatë, vetë ish-mesfushori nuk pranon të japë indikacione dhe së fundmi shprehet se i mungon adrenalina e të drejtuarit një ekip.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt. Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, u shpreh Zidane./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like