“Më kujtoni Nënë Terezën”, kërkesa e Presidentit Zelensky: Mos pranoni turistë rusë

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy në fjalimin e sotëm përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është shprehur se mbështetja e Shqipërisë i kujton Shenjtoren Nënë Tereza.

Ai kërkoi nga Shqipëria që të mos pranojë turistë rusë, teksa tha se në paketën e 6-të të sanksioneve, do të kërkojë nga Bashkimi Europian që bankat ruse të hiqen plotësisht nga sistemi global financiar.

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të na mbështesni. Jeni padyshim në anën e lirisë dhe të vërtetës. Faleminderit për hapat konkretë për Ukrainën, për përkujdesjen që i bëni njerëzve tanë. Ky qëndrim i juaji ndaj Ukrainës në këto momente të vështira për ne, më bën të kujtoj Nënë Terrzën, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Përpjekjet e mira mund të mposhtin të keqen dhe të afrojnë me shenjtërinë që njerëzit do kujtojnë brez pas brezi.

Në paketën e 6-të të sanksioneve të Bashkimit Europian, do të përfshihem sanksione më të mëdha për bankat ruse. Bankat ruse duhet të hiqen plotësisht nga sistemi financiar global. Duhet ta bëjmë sot, pasi nesër Rusia mund të godasë tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin.

Shqipëria dhe Ukraina janë të përkushtuar për një Europë të bashkuar. Unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë. Dikush është i vogël, por ka në zemër përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falenderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës”, tha Zelensky ndër të tjera.

You may also like