“Më ka shkuar në majë të hundës për një të dashur”, Getinjo tregon hallin

by admin
Spread the love
Getinjo shpesh bën deklarata për jetën e tij private, që marrin vëmendjen. Kështu ka bërë edhe në Tiktok duke treguar se është single dhe dëshiron të ketë një të dashur.

Reperi dëgjohet duke imituar një zë i cili thotë: “Këtu më ka ardhur, shoqe shoqe. Mirë është të kesh shoqe, por një të dashur dua të gjej”

“Unë duke i thënë shokut tim”, shkruan Getinjo krahas videos. I pyetur nëse është beqar apo në një lidhje, reperi ka preferuar të mos përgjigjet.

Getinjo është një nga reperët më të njohur në Shqipëri. Postimi i tij i djeshëm ka qenë shumë herë më i pëlqyer se ky i sotmi. Ai i ka befasuar të gjithë, në fakt.

Teksa ka postuar një foto të babait të tij kur ishte i ri si këngëtar popullor, Getinjo tregoi sakrificat e këtij të fundit për të rritur fëmijët e tij.

I ati la muzikën për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe Getinjo shtoi se djemtë e tij ia kanë shpërblyer mundin në maksimum me punën dhe suksesin e tyre.

You may also like