‘Më ka ndikuar diferenca në moshë në martesën time’, Adelina Tahiri flet për aludimet rreth ndarjes

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me bashkëshortin e saj maqedonas, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre.

E ftuar në programin ‘Në kurthin e Piter Pan’, këngëtarja u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar. Më ka ndikuar diferenca në moshë.

Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, u shpreh Adelina.

You may also like