“Më jepni makinën e Perez dhe ia tregoj unë vendin Verstappen”, Hamilton “thumbon” holandezin

by admin
Spread the love

10 fitore nga 12 gara të zhvilluara në këtë sezon, plot 195 pikë diferencë me vendin e dytë.

Janë këto statistikat e Max Verstappen në këtë sezon, statistika që tregojnë dominancën e holandezit të RedBull teksa duket qartë se 25-vjeçari po bën një kampionat më vete.

Dy herë Kampioni i Botës “udhëton” i qetë drejt titullit të tretë radhazi teksa ndjekësit janë larg për ta shqetësuar.

Edhe pse një prej atyre do të bënte gjithçka që të prishte këtë moment kaq special për Verstappen. Fjala është për rivalin më të madh të holandezit, Lewis Hamilton. Piloti britanik shprehet se nëse ai do të kishte makinën e Sergio Perez (makina tjetër e RedBullit), atëherë do ta bënte me “dhimbje koke” Verstappen.

“A do të doja të isha po aq i shpejtë sa Verstappen? Sigurisht që po. A do ta doja edhe një makinë po aq të shpejtë sa ajo e tij? Normal. Unë po ju them vetëm kaq, nëse do të kisha makinën e Sergio Perez atëherë iu siguroj se Verstappen nuk do të ishte kaq i lumtur”, u shpreh Hamilton.


Top Channel

You may also like